Rudina Dembacaj ka ndarë një moment shumë të këndshëm me vajzën e saj, Viktorian.
Aktorja e njohur ka publikuar dy video teksa i lexon së voglës një libër, e ndërkohë e pyet për kafshët që shfaqen aty.
Momenti i këndshëm duket sikur është rutinë për aktoren.
Pavarsisht gjithë angazhimeve si një grua në karrierë, koha dedikuar së voglës së saj është mjaft e rëndësishme për Rudinën.
Me këtë rast ajo na zbuloi edhe një mënyrë për t’i vënë më shpejt fëmijët në gjumë. Momentet e dedikuara ndaj tyre në mbrëmje mund të kthehen në synim për çdo nënë dhe leximi i librave do ju ndihmojë të krijoni kujtime të bukura.