Motrat Istrefi janë duke kaluar pushimet dimërore së bashku.
Nora ka publikuar postime në Instagram ku ka treguar se ka shkuar te Era për vizitë.
Bashkë me motrat është edhe vëllai i tyre Bledi, ata shihen me veshje dimërore teksa shijojnë vendin duke skijuar.
Era, ka zgjedhur një veshje me ngjyrë të kaltër kurse Nora një pallto me ngjyrë të zezë dhe xhinse ngjyrë të kuqe.
Ndryshe, Nora Istrefi po shijon këto ditë me Erën pas interpretimit të disa prej këngëve të saj live.