Aktorja franceze Nathalie Delon, e cila dikur konsiderohej si një nga gratë më të bukura në botë, ndërroi jetë pas një beteje të vështirë me kancerin.
"Nëna ime vdiq këtë mëngjes në 11:00 në Paris, e rrethuar nga familja dhe miqtë," tha djali i saj Anthony Delon për AFP.
Siç tha ai, Nathalie Delon vdiq nga kanceri në moshën 80-vjeç. Ajo fitoi famë ndërkombëtare për rolin e saj në filmin e famshëm ‘Le Samourai’, i cili shumë shpejt u bë një klasik. Rolin kryesor në film e luan Alain Delon, me të cilin Nathalie ishte martuar nga 1964 deri 1969.