Ne e dinim se seria e re e Cardi B në Facebook do të sillte shumë të qeshura, por nuk po prisnim lot.
Në episodin e 21 janarit të “Cardi Tries” (Cardi provon), në të cilën reperja fillon përvoja të reja jashtë aftësive të saj të zakonshme, Cardi mëson artin e krijimit të një paruke dhe i dhuron produktin e saj përfundimtar një fanse të re që ka kancer.
Reperes i bashkohet shoqja e saj Kway dhe stilisti dhe prodhuesi i parukeve Tokyo Stylez në ‘Giovanni & Son Human Hair’, ku grupi merret me gjithë procesin – nga larja deri te endja e copave të flokëve së bashku.
Pas përfundimit, të cilën Cardi pranon se është shumë më e vështirë se sa duket, teksa tregon se një fanse e saj do ta marr parukën.
“Parukat janë të shtrenjta”, tha ajo. “Unë jam me të vërtetë e lumtur që paruka që bëra sot do të dhurohet. Shpresoj që t’i shkojë dikujt shumë të veçantë”.
Në fund të episodit, 11-vjeçarja Khloe heq kutinë e dhuratës dhe reagimi i saj i habitur është absolutisht i adhurueshëm. Sapo ajo kapërcen tronditjen e marrjes së një dhurate nga Cardi, Khloe provon parukën e saj të re.