Drita, ish-konkurrentja e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka folur së fundmi se si ka vijuar jeta e saj pas eliminimit nga kjo romancë live.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo ka treguar nëse do t’i shkojë Saimirit në dasmë në rast se ai e fton.
Drita ka treguar se ka pasur raste që njerëzit e kanë ndaluar në rrugë duke i bërë komplimente: “Ndoshta do duhet të kisha folur më shumë në emision, sepse kam ndenjur shumë e heshtur” – thotë ajo pas një periudhe reflektimi, pas largimit nga “Love Story”. Ndoshta kjo edhe e ka penalizuar: “Mendoj se po, sepse më ka parë si të diferencuar. Si duket fitova zemrën e vajzave dhe të publikut, por të Saimirit jo.
Të ndalojnë njerëzit në rrugë?
Drita: Po, më kanë ndaluar, më kanë komplimentuar. Edhe mama më shkruajnë…
Nëse Saimiri do të të ftonte në dasëm, do të shkoje?
Po pse jo, ne e kemi respektin për njëri-tjetrin. Do shkoja si shoqe për të dyja palët. Mirë do ishte të tërhiqja vallen e shoqërisë.
Ty të ka shkruar Saimiri ndonjëherë?
Drita: Unë ndihem e diskriminuar, sepse mua as në takim, as s’më paska shkruar, as asnjë gjë.
Mendon se vajzat këtu janë realisht shoqe apo shtiren?
Drita: Deri kur kam qenë unë pjesë, kemi qenë realisht të lidhura me njëra-tjetrën, sepse kalonim shumë kohë bashkë.