Dustin Diamond është duke marrë trajtim për shërimin e kancerit.
Ish-ylli i “Saved by the Bell” Dustin Diamond është duke bërë përparim në luftën e tij kundër kancerit, shkruan CNN.
Një përfaqësues për aktorin tha të enjten se Diamond, i njohur për rolin e Samuel “Screech” Powers në serinë hit të viteve ’90 të adoleshentëve, ka përfunduar raundin e tij të parë të trajtimit me kimioterapi, me një tjetër që do të pasohet.
“Dustin po pret të kalojë më shumë kohë me të dashurën e tij, duke luajtur bass kitarë/ videolojëra, si dhe duke bërë video për fansat e tij në rrjete sociale”, thuhet në një deklaratë nga Roger Paul, përfaqësuesi i Diamond.
Diamond, i cili zbuloi diagnozën e tij javën e kaluar, do të fillojë terapinë fizike së shpejti, shtoi Paul.
Diamond luajti Screech për më shumë se një dekadë, duke u shfaqur në katër pjesë të ndryshme të “Saved by the Bell”.