Sukseset nuk po ndalen për Don Xhonin.
Reperi Don Xhoni e filloi në mënyrën më të mirë vitin 2021.
Teksa po shijon suksesin e këngës “Kokaina”, freestyle i tij ‘shpërtheu’ edhe në tregun e huaj.
Freestyle është bërë viral dhe së fundi u shpërnda edhe nga faqja e njohur e “Ellen Tv Show”.
Së fundi, ai është shpërblyer nga YouTube pasi arriti 100 mijë subscribers, brenda pak kohësh.