Duhet ta pranojmë që kur mësuam emrin e vajzës së Ledrit dhe Sarës, menjëherë pohuam se është shumë i veçantë.
Madje çifti ende nuk e ka zbuluar kuptimin e këtij emri të padëgjuar më parë.
Ndërkohë nëna e Ledrit, Xheraldina i ka gjetur një nofkë shumë të lezetshme mbesës. Me përkëdheli e thërret Poi.
“Unë nuk kisha gisht në vendosjen e emrit të vajzës, doja që vetë mami dhe babi i saj ta merrnin këtë vendim. Ama unë i kam vënë një ‘nickname’ e thërras me përkëdheli Poi”-tha Xheraldina në një intervistë për “Live from Tirana”.