Fundjava me shi e ka pozicionuar Ermalin dhe Amin në këndin e tyre të preferuar të shtëpisë.
Aty ku me melodinë e pianos kanë shijuar pamjen e shiut pas dritares së bashku.
Këto momente qetësie i ka ndarë në fakt Ami, e cila është gjendur krah bashkëshortit të saj, e duke vjedhur kështu këtë moment në telefon e ka ruajtur si një kujtim të një të premteje janari.
Nëse deri më tani jeni mësuar ta shikoni Ermalin tejet energjik, e hera herës duke improvizuar skena humori edhe me fëmijët, duhet t’i hidhni një sy edhe Ermalit pranë pianos, i qetë e mendueshëm pranë më të dashurve të tij.
Dhe na thoni, cili version i tij ju pëlqen më shumë?