Luana Vjollca kujdeset që të tregojë gjithçka edhe nga prapaskenat e programit të saj.
Edhe për këtë javë postimet e saj me gjithë përgatitjet para spektaklit të radhës kanë nisur. Këtë herë ka ndarë me publikun një video nga momentet kur bën prekjet e fundit për të dalë në skenë.
Moderatorja thekson se i duhet i gjithë stafi pas vetes kur përgatitet, pasi nuk e ka aspak fokus të dukurin bukur, duke lënë të kuptohet se për të ka rëndësi emisioni dhe gjithçka jep nga vetja gjatë tij.
Edhe njëherë tjetër, Luana na tregoi që e gjithë energjia e saj është fokusuar tek cilësia e programit dhe të tjerat nuk kanë rëndësi. Megjithatë vlen për t’u theksuar që në këtë sezon të ‘Shiko Kush Luan’ kemi parë shumë ndryshime dhe eksperimente në pamjen e moderatores.
