Emisioni “Përputhen” tashmë është kthyer në fenomen në Shqipëri, ku njerëz të të gjitha moshave flasin për ta, duke komentuar diskutimet që bëhen në studio apo dhe të preferuarit e tyre.
E ndërkohë që takime transmetohen nga hëna në të premten, duket se vetëm dy konkurrentë kanë gjetur veten tek njëri-tjetri.
Ata janë Andi dhe Tea, të cilët kanë deklaruar se janë në emision vetëm për njëri-tjetrin.
Ndonëse duket se gjërat po shkojnë mirë mes tyre, ende nuk kemi parë një konkretizim të marrëdhënies, ndërsa dje ata njoftuan se kanë marr një vendim për vazhdimësinë e marrëdhënies dhe se do ta bëjnë publik të dielën, në “PërPuthen Prime.
Po ju si mendoni, a do të dalin Tea dhe Andi çift sot nga “PërPuthen”? Mund të jepni mendimin tuaj në sondazhin e kësaj jave të “Gazeta Shqip”, duke votuar më sipër.
Përputhen mund ta ndiqni çdo ditë të javës në orën 18:00 dhe puntatën speciale Përputhen Prime në orën 21:00 të dielën, në Top Channel.
Programi me autore Olsa Muhametin, dhe nën drejtimin e Bora Zemanit dhe opinionist Arjan Konomi ka thyer rekorde shikueshmërie.