Së fundmi, Ana e “Përputhen” mahniti të gjithë me fotografitë e publikuara nga studio e grimerit Arbër Bytyqi.
Bukuroshja shkëlqente në imazhet e Bytyqit.
Krahas komplimenteve, pasuan edhe shumë komente për ndërhyrje në fotografi.
Kjo ka bërë që Ana të reagojë përmes një postimi duke publikuar versionet e paedituara.
“Duke qenë se u komentua shumë tek Arbër Bytyqi për photoshop, atëherë shikojini këto janë fotot origjinale. Duart e arta të Arbër Bytyqit nuk mund t’i hidhni poshtë ose duke nxjerrë vrerë” – shprehet bukuroshja duke zbuluar se dallimi është i papërfillshëm mes shkrepjeve.