Jeta e tij është e ndarë midis Belgjikës dhe Shqipërisë, por sa herë ndodhet në vendin e tij, Robert Aliaj Dragot nuk kalon kurrë pa u diskutuar dhe pothuajse në çdo dalje televizive shkakton debate, siç është rasti i “Love Story”, ku ai është opinionist.
Së fundmi, Roberti ka qenë i ftuar në emisionin “Fit Station” përballë gazetares Çenkuela Hasa, ku foli rreth familjes, veçanërisht vajzës së tij, Galës.
Duke folur për Galën dhe suksesin e saj në Belgjikë, ku fitoi vendin e parë në The Voice, Aliaj u shpreh se mundohet dhe kujdeset që Gala të jetë me këmbë në tokë, duke mos u ndikuar nga fama.
Por si ia ka dalë ai të qëndrojë gjithmonë në formë, duke u dukur gjithnjë e më i ri.
“Unë ushqehem shumë mirë. Mundohem të ha dy herë në ditë dhe eci shumë, eci me ritëm. Por edhe seksi është një fitness shumë i mirë, mosha nuk ekziston fare. Unë njoh të rinj që janë pensionistë. Janë angazhimet ato që të bëjnë ty dhe jetën tënde, jo mosha”- u shpreh Roberti.
Ndërsa i pyetur nëse do të angazhohej në politkë po të merrte një propozim në Shqipëri, ai ktheu një përgjigje negative.