Ka më pak se një javë, që në rrjete sociale po qarkullon një imazh i kapur në një video ku shfaqet Loredana, e cila nxiti spekulimet se reperja është shtatzënë për herë të dytë.
Më poshtë është imazhi i parë që ka bërë xhiron e rrjetit, me shumë fansa që besojnë se ajo po pret edhe një fëmijë.
Por së fundmi, një tjetër fotografi bindi edhe më tepër fansat rreth spekulimeve për një shtatzëni të mundshme.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/24/auto_20210121_194641-311x600-11611523675.jpg)
Reperja pozon e veshur me tuta blu dhe një pallto e ngjyrës së njëjtë, dhe abdomeni i saj duket më i rrumbullakosur.
Ndonëse reperja asnjëherë nuk ka reaguar në lidhje me thashethemet që po qarkullojnë lart e poshtë, ishte Mozzik i cili tha diçka në lidhje me situatën.
Në një lajm të publikuar në Facebook me titullin “Loredana shtatzënë për herë të dytë?”, ai ka komentuar nga llogaria e tij.
“Gjinekologa t’fort jeni, respekt”, komentoi ai duke shtuar edhe një emoji duke buzëqeshur.