E dashura e reperit Ledri Vula vazhdon ta shijojë jetën me epitetin nënë.
Bukuroshja po qëndron vazhdimisht pranë vajzës së vogël, PoemBlu.
Kohë pas kohe eksperiencën e saj si nënë për herë të parë po e ndanë edhe me fansat në rrjete sociale.
Së fundi, në Instagram ka publikuar fotografinë me vajzën e cila shihet duke i fjetur në krahë. Imazhi arriti të shpërndahet në rrjete sociale nga fansat e Ledrit dhe Sarës.
Ndryshe, çifti po shihen të lumtur me jetën e tyre të re ku iu është shtuar një anëtar i ri në familjen e tyre.