Moderatorja shqiptare ka marrë një vendim.
Siç duket Luana Vjollcën nuk do ta shohim më si moderatore, të paktën në emisionin e saj.
Me anë të një postimi në Instagram ajo paralajmëroi se është në xhirime të pjesës së fundit të emisionit “Shiko kush luan” i cili është një nga emisionet më të shikuara.
Në postimin e saj, nuk zbuloi detaje se cilët do jenë mysafirët e ftuar special për fundin e emisionit megjithatë tregoi se është duke përgatitur finalen e cila do të transmetohet këtë të shtune.
Ndryshe, emisioni i Luana Vjollcës ka disa vite që transmetohet në Top Channel dhe ka pasur një shikueshmëri të madhe.