Me një letër aspak të zakontë, Enxhëll i kërkoi Saimirit mbrëmjen e kësaj të hëne të rikthehet në “Love Story”, pasi është penduar që e la në mes garën për të fituar zemrën e tij.
Mes të tjerave, në mesazhin e saj, Enxhëll tha se vendimi i një jave më parë ishte bërë nën presionin e emocioneve.
Pasi shprehu pendesën për tërheqjen, Enxhëll i kërkoi Saimirit që të kthehej sërish në garë për të marrë zemrën e tij.
Po si reagoi Saimiri?
I surprizuar, Saimiri tha se gjendet i papërgatitur për këtë, por i duhet të respektojë edhe vajzat që vazhdojnë të jenë pjesë e programit. Ai tha se nuk mund të marrë një vendim në moment, i duhen disa ditë të mendohet, duke qenë se ka respekt edhe për konkurrentet e tjera.
“Të them të drejtën, unë as nuk e kuptova vendimin që mori Enxhëll, sepse kaluam një kohë të bukur bashkë dhe kanë qenë takime të ngrohta. Por unë e respektova vendimin që mori. E falënderoj për fjalët e bukura që na tha në këtë video, por unë respektoj dhe vajzat që janë në program.
Është një moment shumë i vështirë edhe për mua, sepse është një karosel ndjenjash, nuk e di çfarë është e drejtë ose jo, por shpresoj të kem disa ditë kohë për ta menduar këtë gjë”,- deklaroi Saimiri.