Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Fifi, mundohet të jetë sa më aktive në rrjete sociale.
Shpesh kemi parë në llogarinë e saj momente të ndryshme nga përditshmëria e Fifit, familjarët e saj, miqtë më të afërt si dhe jemi njohur me mendimet e ndjesitë e këngëtares, të cilat na i ka treguar si në një ditar.
Sot, Fifi i ka kushtuar një shkrim të rëndësishëm njërit prej meshkujve me më shumë peshë në jetën e saj.
Vëllai i këngëtares feston ditëlindjen, ndaj ajo i ka kushtuar disa fjalë zemre emocionuese.
Pak më herët, një deklaratë e Fifit për lidhjen me konkurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqarin, bëri xhiron e rrjetit.
Burime pranë Iconstyle.al bënë me dije se mes Fifit dhe Fationit nuk ka asgjë të tillë. Ai do jetë protagonist në klipin e saj të ri që mban pikërisht titullin “Maniac”. Deri tani ende s’ka detaje lidhur me datën e publikimit të këtij projekti, por duket se s’është shumë larg.
Deklarata e saj në promon e emisionit është më shumë një “ngacmim” për publikun dhe për ta parë të plotë, duhet të ndjekim emisionin mbrëmjen e sotme.