Melisa dhe Andi kishin takimin e radhës në edicionin e ri të “Përputhen”.
Dyshja u pa se kishin kaluar shumë mirë në takim, madje Melisa puthi Andin në faqe.
E veçanta e takimit ishte se Andi i kishte shkruar një poezi Melisës të cilën e recitoi edhe në studio.
Ky veprim i protagonistit u pëlqye nga Melisa por edhe në studio u komentua. Megjithatë edhe pse sjellja e Andit ishte pa ndonjë vërejtje, Melisa nuk e zgjodhi në takim të dytë me arsyetimin se do e shoh se si do veproj në takim me vajzat e tjera.
Kësaj radhe, ajo zgjodhi Muratin.