Çdo gjë që ndodh nga motrat Kardashian nuk është për t’u çuditur.
Muzikanti i njohur dhe Kourtney Kardashian kanë filluar lidhje dashurie.
Ata kanë shkuar së bashku në pushime dhe kështu ngritën dyshimet e para. Megjithatë ende nuk ka diçka zyrtare nga dyshja se këto informacione janë të vërteta.
Duke parë se Travis i komenton vazhdimisht në postime bukuroshes fansat e tyre kanë aluduar se kanë nisur një romancë mes vete.
Një burim për revistën, “People” ka thënë se çifti janë lidhur më shumë se dy muaj.
Sidoqoftë, i dashuri i Kourtney ka zbuluar se dikur ka pasur simpati për motrën e saj të vogël Kim në kohën kur ka pasur romancë me këngëtaren Paris Hilton.

