Deva Cassel vajza e Monica Belluccit është protagoniste në fushatën e re reklamuese të parfumit më të ri që do lançojë ‘Dolce & Gabbana ‘.
Parfumi quhet ‘Dolce Rose’, ka në përbërje lule, kombinuar me fruta dhe trëndafil.
Brandi fton të gjitha vajzat ‘Dolce’ (të ëmbla) të botës të bashkohen në sloganin #RoseAttitude.
Xhirimet janë realizuar në liqenin e Comos në Itali, ku vajza e Monicës shfaqet elegante dhe e bukur, njësoj si e ëma.
Megjithëse di 4 gjuhë të huaja dhe jeton mes Parisit dhe Romës, Deva jetën do ja kushtojë modës dhe ky vendim është marrë prej kohësh nga ajo.