Nga njëra lidhje në tjetrën, një ka qenë pyetja që i ka shoqëruar ndjekësit e Lady Gaga-s: A ka qenë ajo ndonjëherë e dashuruar?
E komentuar për lidhjet e saj me Dan Horton apo Christian Carino, duket se Lady nuk ka rreshtur së kërkuari në asnjë moment romancitetin.
Michael Polansky është djali i ri që i ka marrë zemrën Gaga-s, një drejtues mjaft i pasur dhe i pashëm, i cili e pati daljen e saj të parë publike në inagurimin e Presidentit Joe Biden, vetëm pak ditë më parë.
Ndonëse njohja e tyre ka nisur që prej vitit 2019, kur dyshja u fotografua bashkë në darkën e ndërrimit të viteve ata kanë zgjedhur të mos ndajnë momente nga raporti i tyre.
Teksa interneti në përgjithësi ishte përqendruar në veshjen e Gaga-s, ajo ndau një moment me Michael dhe më vonë shihej duke biseduar me Jennifer Lopez dhe Hillary Clinton me dorën e saj të mbështetur lehtë në shpatullën e Michael.
Epo duhet të prisni dhe pak për të parë edhe ndonjë puthje në publik.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/27/auto_D4BF4595-05CB-4007-BB0B-23EE9C2D16AC1611750718.jpeg)