Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë. Mediat po raportojnë që i vrari është biznesmeni Albert Krasniqi.
Policia ka konfirmuar vrasjen dhe ka arrestuar një person të dyshuar. Poashtu ka konfiskuar një armë, që dyshohet të jetë përdorur për vrasjen.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti, ka thënë se vrasja ka ndodhur në rrugën “Ndue Përlleshi”, rreth orës 17:00.
Krasniqi ishte burri i “Miss Kosova 2016” Besa Gashi. Ata ditë më parë janë ndarë pas disa vitesh martesë.
Çifti kishte fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale, duke lënë vetëm ato me vajzën e tyre.
Krasniqi dhe bukuroshja nga Drenica, ishin ndarë edhe tri vite më parë, por pastaj kishin vendosur t’i jepnin edhe një rast martesës së tyre./BS