Adriana Matoshi mori vëmendje me deklaratën e thënë për Kosovën.
E ftuar në njërin nga emisionet, aktorja shqiptare tha se Kosova është e zhytur në m*t.
Duke e ditur synimin e saj për të zënë karrigen në Kuvendin e Kosovës si deputete, aktorja tashmë po komenton edhe gjendjen aktuale të vendit.
Së fundi, tha se Kosova është e zhytur në m*t, kësaj deklarate të saj i ka reaguar aktori Jeton Zogiani.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shkruar: “Shyqyr që të njoh kush je”, ndërsa një ndjekës i ka komentuar duke e pyetur se postimi i tij a ka të bëj me deklaratën e aktores.
Zogiani ia ka kthyer duke i shkruar se është inteligjent.
Rikujtojmë se, Jeton Zogiani ishte bërë pjesë e politikës duke u anëtarësuar në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), por që nuk kishte fituar votat e mjaftueshme për deputet.
Ndryshe, Adriana Matoshi është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe po garon në zgjedhje si deputete.