Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Prishtinën ku Skender Krasniqi dyshohet se e ka vrarë djalin e tij sipërmarrësin, Albert Krasniqi, rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.
Moderatori dhe miku i tij, Visar Kalludra ka reaguar pasi ka marrë lajmin e hidhur për vrasjen e Albert Krasniqit.
Përmes një postimi në Facebook, Kalludra ka thënë se nuk po mundet me besu dhe se nuk po mundet me gjet fjalë ta përshkruaj dhimbjen.
“A bre daja jem nuk pom besohet që na le vet, te kom pas si vlla… shumë ron shumë. Nuk po më besohet kurgjo e shumë sene po më sillen në kry. Jeta paska edhe kësi momente të rënda e të pabesueshme. Zoti të mëshiroft vllau jem, na jemi qenie të dobëta dhe s'po muj me gjet fjale me përshkru dhimbjen që nuk je më në mesin tonë”, ka shkruar Kalludra.