Këngëtari ka reaguar në lidhje me vrasjen e Albert Krasniqit nga babai i tij ditën e djeshme.
Ai e ka kujtuar me një fotografi të publikuar në Instagram.
“I lehtë të qoftë dheu jarani jem, RIP Albert Krasniqi”, ka shkruar Ermal Fejzullahu.
Rikujtojmë se i ndjeri ka qenë i njohur si fytyrë publike edhe në estradë, pasi që ka qenë pjesë e labelit “Babastars” po ashtu edhe sherri me reperin nga Shqipëria Noizy e bëri të famshëm në media.
Përveç Ermalit edhe shumë artistë tjerë shprehën ngushëllime për Krasniqin.