Reperi Ledri Vula ka kujtuar me një fotografi me Albert Krasniqin.
Ledri e ka publikuar në Instagram imazhin me të ndjerin.
“I lehtë të qoftë dheu Brada”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Rikujtojmë se, dikur edhe Ledri Vula ishte pjesë e labelit “Babastars” sigurisht se mes tyre ka ekzistuar një miqësi e mirë.
Ndryshe, Albert Krasniqi ndërroi jetë ditën e djeshme në dyshimet se është vrarë nga babai i tij, varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:00.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/28/auto_ledrivula_143292358_175035020627634_564492129530174646_n1611839348.jpg)