Fation Kuqari flet për marrëdhënien që ka me Fifin

Mediale Vip

Fation Kuqari flet për marrëdhënien që ka me Fifin

Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:45
Fation Kuqari dhe Fifi

Edhe pse u bënë disa ditë që ai është larguar nga “Për’puthen”, vijon të komentohet shumë në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Fation Kuqarin, i cili vendosi që të largohej nga programi pas një debati që pati me një nga konkurrentët, Erin.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, ku ka folur për emisionin “Për’puthen” dhe marrëdhënien e tij që ka me këngëtaren e njohur, Fifi.

Teksa po fliste për reality show-n, Fationi tha se “realisht i ka thyer të gjitha rekordet dhe nuk mund ta mohojë askush”.

I pyetur nëse ishte i vërtetë emisioni, ish-konkurrenti tha: “Normalisht që është i vërtetë, prandaj dilja nga vetja unë në shumë gjëra. Është shumë, shumë e vërtetë gjithçka, sepse thoshin disa jo ke program, po ti kisha bërë me program nuk do isha zënë me asnjë unë aty. Mund të kishin bërë aleanca me njëri-tjetrin, i mendon në shtëpinë e vet dhe i bën. Por që në program nuk kishte asgjë”.

Nga ana tjetër kujtojmë se Fationi dhe këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, janë përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme. Kjo për shkak të disa postimeve që kanë bërë në rrjetet sociale.

Por ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka zbuluar se ata po bashkëpunojnë së bashku për një projekt.

“Fifi është një këngëtare shumë e mirë, një vajzë shumë e mirë. Mund të them që është një projekt. Do më shikoni si këngëtar, si ta quaj di model, si figurant?”, shtoi Fationi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat