Aida Doçi publikon bashkëpunimin e ri “Ëndërr” me Lilon

Mediale Vip

Aida Doçi publikon bashkëpunimin e ri “Ëndërr” me Lilon

Më: 28 janar 2021 Në ora: 21:14
Aida Doçi dhe Lion

Këngëtarja Aida Doçi ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

“Ëndërr” mban titullin kënga e re e këngëtares, e cila vjen në bashkëpunim me këngëtarin e ri Lilo.

Kënga është e zhanrit baladë dhe për muzikën dhe tekstin e saj është kujdesur Fatmir Muja.

Ndërkohë orkestrimi i është besuar Nexhat Mujovit – Virusit.

“Ëndërr” është vizualizuar edhe me klip, koncepti i të cilit i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës dhe stinës në të cilën ndodhemi.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Epic Production.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat