Fjolla Krasniqi mbahet në mend për një listë këngësh të bukura që i sjelli për publikun vite më parë.
Fjolla morri pjesë edhe në disa festivale, ku përherë plasohej shumë mirë, kjo falë talentit dhe performances së mirë.
Ka vite që Fjolla rri larg skenës. Sivjet, në programin festiv të “Polifonisë” në “RTV 21”, këngëtarja u shfaq me këngën me titull “Gënjeshtra” dhe paraqitja e saj u pëlqye mjaftë.
Krasniqi, është tërhequr sërish dhe kohë pas kohe e shohim vetëm në rrjete sociale. Vërehet se kaçurrelat e Fjolles kanë ndryshuar shumë.