Këngëtarja Miriam Cani dhe partneri i saj Alban Skënderaj janë bekuar me dy fëmijë dhe duket se familja e tyre është tashmë e kompletuar.
Vogëlushja Ameli dhe bebushi Duam marrin të gjithë vëmendjen e dashurinë e prindërve dhe sigurisht, tashmë janë kthyer në kryefjalën e jetës së tyre.
Pas lindjes së fëmijëve, këngëtarja është shkëputur pjesërisht nga muzika për t’iu përkushtuar të vegjëlve të saj dhe hera-herës ndan me ndjekësit momente të bukura me Duam dhe Ameli.
Sot, ajo na ka kënaqur sytë me një video të Duamit, duke treguar se dita e saj ka nisur në mënyrën më të bukur.
Teksa Ameli bëhet gati për kopësht, i vogli dëgjon “koncertin” e motrës së tij, të cilin e shikon me ëndje dhe madje tund edhe këmbët.
Ky moment nuk ka shpëtuar pa e filmuar Miriamit, e cila shkruan krahas videos: “Po ndjekim koncertin e motrës para se të niset për në kopësht.”
Vetëm dy javë më parë, këngëtarja publikoi projektin e saj më të ri, të titulluar “Sa shumë të dua”.
Kjo këngë i dedikohej të voglit të saj, Duam dhe teksti na i preku zemrat të gjithëve! Kjo këngë është dedikimi dhe kujtimi më i bukur nga e ëma, që Duam do ta ketë gjatë gjithë jetës!