Mbrëmjen e kaluar, gjatë puntatës së ditës në emisionin “Për’puthen”, publiku vuri re mungesën e konkurrentit Atdhe Xhavarina në radhët e djemve.
Për këtë arsye, shumë persona e kanë kontaktuar në rrjete sociale për të mësuar çfarë i ka ndodhur dhe pse u largua nga “Për’puthen”.
Konkurrenti ka sqaruar nëpërmjet një shkrimi në story se ka pasur probleme me shëndetin (mesa duket edhe me ndjenjat) dhe premton se do të rikthehet sapo të bëhet më mirë.
Pavarësisht se mungoi në emision, Atdheu nuk i kurseu ‘lëvizjet’ e tij me njërën prej vajzave për të cilën ka krijuar simpati, Melisën.
Ai i ka komentuar kokëkuqes në foton e fundit që ajo ka publikuar në Instagram, duke i shkruar:
“Sa të shkojnë ato krahët e ëngjullit mbrapa”
“Ke lënë një vend bosh, do vish apo si e ke hallin”- ia kthen Melisa.
“Pse mendove që shpëton kaq lehtë ti?”- i është përgjigjur Atdheu me humor.
“Nuk thashë unë që dua të shpëtoj nga gjë”- ka përfunduar Melisa.