Kate Middleton ka qenë dikur e dashuruar me Rupert Finch. Kur dukesha ishte në universitet dilte me djaloshin në fjalë që sot është i martuar me një markeze. Në atë kohë Kate dhe William ishin miq, derisa dukesha mori pjesë në një sfilatë ku shfaqej me rroba banjo për bamirësi dhe princit i lindi shkëndija e dashurisë.
Para se të diplomoheshin çifti u nda. Rupert u martua dy vite pas Kate dhe ka tre fëmijë.
E bukura e historisë është që ish-partnerin, Kate e ka ftuar edhe në dasmë, më 2011-ën. Po ashtu edhe William me Middleton kanë qenë të ftuar në ceremoninë e Rupert.
Kjo është një nga të paktat histori që dihet për Dukeshën para lidhjes me William. Edhe në këtë rast detajet nuk janë të qarta.