Dalin imazhe të Teas duke u puthur me Beartin, pasi u largua nga emisioni si e ‘përputhur’ me Andin

Mediale Vip

Dalin imazhe të Teas duke u puthur me Beartin, pasi u largua nga emisioni si e ‘përputhur’ me Andin

Më: 29 janar 2021 Në ora: 17:38

Tea la të gjithë pa fjalë me veprimin e fundit.

Tea dhe Andi para pak ditësh njoftuan se po largohen nga ‘Përputhen’ për të vazhduar njohjen larg kamerave.

Ata deklaruan se tashmë janë të ‘përputhur’ dhe rrugës për t’u bërë çift, por veprimi i fundit flet shumë.

Në rrjete sociale janë publikuar fotografi të Teas, ku shfaqet në momente intime bashkë me ish-konkurrentin e ‘Përputhen’, Beartin.

Image

Kjo vjen pak ditë pasi Shqipja e kishte akuzuar atë se po bën lojë të dyfishtë dhe se vërtet është e lidhur me Beartin.

E një gjë të tillë e kishte mohuar vet Tea, madje kishte ‘ironizuar’ me Shqipen përmes disa videove.

Image

Megjithatë, këto fotografi dëshmojnë atë që kishte thënë Shqipja, ngase dyshja shihen në momente të lumtura, duke shkëmbyer puthje plot pasion.

Image

Lidhur me këto imazhe ka reaguar edhe ish-opznionisti i emisionit, Meridian Ramcaj, i cili me ironi pyet ndjekësit se kush janë këta të dy.

Image

Tea kishte publikuar më parë një video, nga vendi ku po pushon, ku u shfaq e lumtur duke shijuar borën.

Kujtojmë se Andi dhe Tea pavarësisht se shprehnin ndjenjat për njëri-tjetrin, ata asnjëherë nuk pranuan të shfaqen në ndonjë moment më të afërt me njëri-tjetrin.

Image

Ata madje, nuk dhuruan asnjë puthje, duke thënë se nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë gjë para kamerave. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat