Siç është bërë tanimë traditë në “Daily Love Story”, vajzat e larguara nga “Love Story” shfaqen herë pas here për të folur për programin dhe jetën e tyre pas eliminimit nga gara. Këtë javë e ftuar në emision ka qenë Keisi, e cila dalloi për mënyrën si reagoi pasi Saimiri e la pa trëndafil. Duke qeshur dhe me sportivitetin që e karakterizon, Keisi i tha Saimirit para se të linte skenën se priste ftesën e dasmës.
Ndërsa sot, ajo tregoi mes të tjerash edhe arsyen pse e eliminoi Saimiri, që sipas saj është sepse u bënë shokë. E pyetur se cila nga vajzat ka arritur deri në javët e fundit pa meritë, Keisi nuk dha një emër konkret.
“Unë mendoj që të gjitha vajzat kanë qenë të denja. Nuk mund të them kush nuk është e denjë. Unë ika se e bëra shok Saimirin”, -u shpreh ajo duke qeshur.
Sa i përket vajzës që përshtatet me Saimirin Keisi tha emrin e Merit, duke shtuar se i duket një vajzë fisnike dhe se me Saimirin shkojnë si çift.