Elif dhe Omer kanë qenë një nga çiftet më të preferuar të publikut që ndjek seriale turke.
Kanë kaluar 7 vite nga seriali “Diamante dhe dashuri”, por sot e kësaj dite mbetet ndër më të ndjekurit. Pas përfundimit të këtij seriali u tha se dy aktorët kryesorë Tuba Buyukustun dhe Engin Akyurek nuk flasin me njëri-tjetrin, por në fakt është e kundërta.
Ata kanë mbetur miq shumë të mirë e madje janë bërë sërish bashkë për një tjetër serial.
Bëhet fjalë për serialin “Vajza e ambasadorit”, në tè cilin rol kryesor kishte Neslihan Atagul. Për shkak të problemeve me shëndetin,
Neslihan deklaroi largimin nga seriali pak ditë më parë. Aktorja e re që i është bashkuar këtij seriali është pikërisht Tuba Buyukustun, e cila do të luajë sërish krah Engin Akyurekut pas kaq vitesh.
Lajmin e ka konfirmuar edhe aktorja, e cila ka njoftuar fansat ta ndjekin me rolin e ri.