Gjira prezantoi vogëlushen Lana.
Këngëtarja e njohur Gjira gjatë ditës së djeshme njoftoi se është bërë nënë për herë të dytë.
Artistja e bëri të ditur këtë lajm, duke publikuar një imazh, ku shihej dora e vajzës dhe njoftoi se atë e pagëzuan Lana.
Mëngjesin e sotëm, Gjira postoi një foto të ëmbël të vogëlushes Lana, që është njëherësh fotoja e parë e saj.
Gjira është nënë edhe e një djali, të cilit ia ka vendosur emrin Maël.
Këngëtarja ka kohë që nuk ka qenë aktive në muzikë, por i është përkushtuar në maksimum familjes.