Flitet se Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë fejuar

Mediale Vip

Flitet se Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë fejuar

Më: 30 janar 2021 Në ora: 19:44
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë çifti që gjatë vitit që lamë pas bënë bujë të madhe në rrjet.

Pasi vendosën të dalin publikisht, tashmë duket se lidhja e tyre ka kaluar në tjetër nivel, shkruan Mirror.

Së fundmi kanë filluar aludimet se dyshja janë fejuar, pas një imazhi të publikuar nga aktorja.

Fox në një postim në rrjetin social Instagram ka ndarë një fotografi, derisa shihet me një unazë të veçantë.

Image

Kjo ka bërë që fansat të fillojnë spekulimet, pasi edhe shija për dizajnin e unazës përkon me atë të reperit.

Ani pse palët ende nuk janë deklaruar në media, lajmet për ta po qarkullojnë në masë të madhe.

Po ashtu thuhet se Megan tashmë e ka njoftuar Machine me fëmijët e saj, duke e konsideruar marrëdhënien me të serioze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat