Fansat e “Përputhen” mendojnë se ka diçka mes Andit dhe Melisës.
Fation Kuqari disa puntata më parë kishe akuzuar Melisa Lleshin se ajo ishte përfshirë në marrëdhënie intime me një mashkull tjetër, pa theksuar se nëse personi në fjalë ishte brenda apo jashtë programit.
E gjithë kjo do të nxiste lindjen e zërave të shumtë, që përmendnin një emër të vetëm, Andin Shehun.
Së fundmi, një fotografi ka rritur dyshimet në fjalë, ku shfaqen pikërisht Andi dhe Melisa, nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe larg ambienteve të programit.
Kjo fotografi nuk është e para që bëri ndezi rrjetin pasi më parë qarkulloi një fotografi e tyre, për të cilën Melisa foli në “Për’puthen Prime”, ku sqaroi se në fakt ajo ishte bërë brenda ambienteve të Top Channel-it.
“Nuk kam çfarë të them. Kjo fotografi është e zvogëluar. Këtu jemi në ambientet e Topit. Thjesht është zmadhuar”, shpjegoi asokohe Melisa.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë nga Andi apo Melisa por që presim të vihet e vërteta në shesh së shpejti.