Mbrëmjen e sotme në një lidhje live në Instagram ka qenë ushtruesja në detyrë e Presidencës së Kosovës njëherësh dhe kandidate për deputete në listën e Vetvendosjes për Zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani dhe reperi i njohur, Capital T.
Në një bisedë tepër miqësore, reperi tregoi vështirësitë që industria e muzikës po përballet për shkak të pandemisë së Covid-19.
Gjithashtu i pyetur nga Osmani se çfarë këshille do u japë ai artistëve të rinj, Capital T u shpreh se e vetmja gjë që ai kërkon nga të rinjtë është të jenë vetvetja dhe të përfitojnë nga mundësitë që u jepen pasi tani mundësitë janë të shumta dhe asgjë nuk është e njëjtë si në kohën kur ai ka qenë në fillimet e tij.
“Industria ka ndryshaur me vite. Në momentin që ndodhemi konkurenca është shumë e madhe. E mira e kësaj është se teknologjia ka ecur dhe realizimi i një videoklipi nuk është dhe aq i vështirë sa ka qenë në fillimet time. Tani ka shumë talente të cilët nuk janë vetëm performues, por ka dhe shumë produksione të cilët u ofrojnë shërbime falas artistëve të rinj të cilët kërkojnë bashkëpunime.
Këshilla që do i jepja unë të jenë vetvetja dhe mos bazohen te artistët që janë të suksesshëm. Askush nuk mund të jetë një Capital i dytë apo një Ledri të dytë.“- thotë ai.