Dhurata Dora është ndër artistet shqiptare që për vite ka treguar sukses në industrinë muzikore.
Ajo përmes projekteve të shumta, ka arritur të grumbullojë me mijëra fansa që e mbështesin.
Sidoqoftë kësaj, ajo mundohet të rrijë më afër tyre edhe përmes postimeve, të cilat janë nga më të ndryshmet.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Dhurata ka vënë në pah ndryshimin e ri në dukje.
Artistja ka vendosur të kthehet sërish në brune, teksa flokët e gjata i kishte të bëra gërsheta.
Me një veshje plot stil, Dora nuk ka lënë pa theksuar tiparet trupore, të fituara përmes stërvitjeve të shumta.
Në anën tjetër, “Harrom” është projekti saj i fundit, që rezultoi të jetë një hit i vërtetë.