Tea e Përputhen ka bërë një tjetër postim në instagram. Ajo ka dhënë një mesazh lidhur me zhvillimet e fundit që ndodhën mes saj dhe Beartit. Megjithatë në këtë positm, ka pasur komente negative.
Një person i ka shkruar “vdeksh”, ndërkohë që Tea i është përgjigjur “Si do të kishe dëshirë të vdisja”.
Duket se Tea është mërzitur nga këto mesazhe sa që ka postuar edhe një fotografi në story.
“Krimi i përkryer nuk ekziston, ose mund t’i lësh gjurmët qëllimshëm sepse dëshiron të kapesh”, ka shkruar Tea, në një postim që ka bërë në Instagram.
Tea dhe Bearti janë paraqitur publikisht në rrjete sociale si një qift tashmë.
Kjo është e çuditshme sepse Tea ishte përputhur me Andin dhe kishin dalë nga emisioni. Mirëpo, befas Tea doli të jetë në lidhje me Beartin, tjetër pjesëmarrës në Përputhen.
Lidhjen e tyre e ka konfirmuar vetë Bearti. Lidhur me këtë gjë ka reaguar edhe Andi duke premtuar se shumë shpejt do të sqarojë gjithçka.