Andi pendohet pas fjalëve të tij?

Mediale Vip

Andi pendohet pas fjalëve të tij?

Më: 31 janar 2021 Në ora: 08:01
Tea dhe Bearti, Andi

Tea dhe Bearti konfirmuan lidhjen e tyre ditën e djeshme dhe ky lajm bëri bujë në të gjitha mediat rozë. Në rrjet u shpërndanë me shpejtësi fotot në të cilat ata shiheshin duke u puthur në buzë, teksa kanë shijuar pushimet bashkë në Bogë. Ndërkohë pas këtyre fotove nuk mungoi as reagimi nga Andi.

Ai i kërkoi falje publikut dhe tha se kishte mbetur pa fjalë.

Ndërkohë ai ka bërë një tjetër reagim në Instagram, që i ka shokuar jo pak ndjekëist e tij. Andi ka treguar se për gjithë këto kohë është detyruar të heshtete dhe se ka qenë në dijeni për lidhjen e Teas me Beartin. Ai shprehet se ka mbajtur gojën mbyllur edhe para familjes e miqve të tij, por kjo gjë nuk do të ndodhë më. Madje Andi ka treguar se kjo ka qenë arsyeja pse ka munguar shpesh në emision dhe se i është kërkuar të rikthehet e të dalë se s’bën çift me Tean.

Nuk e dimë çfarë e ka bërë të ndryshojë mendje, por Andi i ka fshirë papritur të gjitha postimet që kishte publikuar më herët.

Në profilin e tij s’ka më asnjë story të skandalit të ditës së djeshme, ndërsa Andi ka nisur të postojë normalisht gjëra të tjera nga përditshmëria e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat