Lidhja mes Teas dhe Beartit dy protagonistëve të “Përputhen” bëri bujë së fundi në media.
E komentuar nga të gjithë pothuajse nuk shpëtoi edhe nga reperi i Shqiperisë, Stresi.
Me një postim në profilin e tij në Instagram ai ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga ish-konkurrentët dhe vetë emisioni.
Ndër të tjera, Stresi shkruan se emisioni i tillë është një degjenerim total madje ai komenton edhe veshjen e vajzave duke parashtruar pyetjen se si duan të gjejnë burrë aty kur vishen me veshje tejet të shkurta.
Tutje, reperi shton se çfarë po promovojnë në atë emision rrobat, të pasmet, ngjyrat e flokëve që i ndërrojnë çdo dy minuta çfarë tjetër po promovojnë… zgjuarsinë, edukatën, kulturën, apo çfarë ?!
I bëjnë të famshme për çfarë…. çfarë bënë ?
Postimi i plotë
Mbasi harxhuam lotët, kaq kohë, pas telenovelave turke, ku gratë nuk ngrihen nga vendi pa mbaruar deri në fund, sot në të gjitha rrjetet sociale flitej vetëm për telenovelën “ Përputhen “ e për aktorët kryesorë, Tea Bearti e Andi.
O Zot i madhë, e kishin basarduar gocën e botës, fjalë nuk i kishin lënë pa thënë ! Dua të pyes, se unë ndoshta nuk arrij të kuptoj se cili ishte morali i këtij programi “ Përputhen “?
Aty sheh vetëm një të folur vulgare nga femrat, deri në trembje…!!
Si mund të pretendojnë të gjejnë njeriun e duhur, aty mbrënda, ku ato me atë të folur, me atë të veshur… ose më mirë të themi të zhveshur, trembin dhe ato që janë jashtë !
Për çfarë qëllimi pikërishtë në këtë situatë, kur njerëzit janë pa shpi, janë me frikën e Covid 19, ju keni keni mbërthyer mbas TV, me këto emisione, në të cilat përveçse një degjenerimi total, nuk kanë asnjë qëllim tjetër edukativ !
Ju, po i tregoni brezit të ri, të zihen vajzat për flokësh për një burrë, e djemtë me grusha për një femër. S’e kisha menduar të arrijmë deri këtu, çfarë po shfaqin TV- të tona..!
Çfarë vlerash paraqesin, duke ndërtuar modele e shabllone, që nuk janë për tu parë, e jo më për të marrë shembul.
Në fillim u trëmba, kur Renato Mekolli filloi të thyej pjata, në emisionin Hells Kitcher, por sot dua ta falenderoj publikisht për durimin, për mënyrën si e trajtoi atë “guzhinën e djallit”, sepse iu mësoi aq shumë gjëra atyre konkurentëve, sa nuk kishin për të mësuar kurrë. Dhe në fund fitueses ju dha një dritë jeshile, për të ardhmën e saj në guzhinë…
Po kjo “ Përputhen “ çfarë po promovon ?!
Përveçse ato që promovojnë rrobat, të pasmet, ngjyrat e flokëve që i ndërrojnë çdo dy min. çfarë tjetër po promovojnë… zgjuarësinë, edukatën, kulturën, apo çfarë ?!
I bëjnë të famshme për çfarë…. çfarë bënë ?
Turp !
Për mua, mund të bëhën emisione e produksione për të rinjë, që duan të shkëputen nga droga…për ata që duan të dalin nga tuneli i errët i jetës së tyre, po nuk po ju jepet asnjë mundësi !
Po, të paktën ata kanë të drejtë, se vërtetë janë vetja e tyre, jo njerëz falso që nuk japin asgjë ! Nuk japin asnjë mesazh për të rinjtë. I nxjerrin pastaj, i bëjnë të famshëm…VIP-a, e mbushin gazetat.