U përfol se është fejuar me Machine Gun Kelly, reagon Megan Fox

Mediale Vip

U përfol se është fejuar me Machine Gun Kelly, reagon Megan Fox

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:53
Megan Fox

Megan Fox ka hedhur poshtë thashethemet për një fejesë të mundshme me partnerin e ri, Machine Gun Kelly. Ylli i “Transformers” postoi një fotografi në rrjete sociale, ku tregonte dorën me një unazë të thjeshtë në gisht.

Ky reagim i saj vjen një ditë pasi u fotografua në New York me një unazë gjigande në gisht, dhe për këtë arsye u spekulua se është fejuar me Kelly-n. Ajo u fotografua së bashku me partnerin 30-vjeçar, përpara performancës së tij në Saturday Night Live këtë fundjavë.

Megan Fox me sa duket mbylli çdo thashethem fejesë të Premten: Ajo ndau një post me humor dhe paksa NSFW në historitë e saj në Instagram të një unaze të pacipë.

Dyshja kanë tërhequr vëmendjen e mediave që kur lidhja e tyre u bë publike në pranverën e vitit që lamë pas, në një kohë kur dhe Megan konfirmoi ndarjen nga ish bashkëshorti Brian Austin Green, me të cilin ndan tre fëmijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat