Elgit doda ka paralajmëruar fansat në rrjete sociale.
Këngëtari i njohur, Elgit Doda, ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor.
Kantautori e ka bërë njoftimin përmes rrjeteve sociale, ndërsa nuk ka zbuluar ende titullin e këngës.
“Edhe një tjetër së shpejti”, shkruan në njoftimin e tij në Instagram, në të cilin nuk e ka bërë të ditur titullin e këngës ende.
Ndërkohë projekti i fundit muzikor nga Elgit është “Vetëm” e cila u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.