Aktorja e njohur, Jennifer Garner, është duke shijuar në maksimum shëtitjet e saj.
Nëna e tre fëmijëve, gjithmonë gjen kohë për fizikun e saj, duke qëndruar në linjë për vite me radhë, shkruan Daily Mail.
Andaj, gjatë ditës së djeshme (e diel) ajo është fotografuar në rrugët Los Angeles, ndërsa po ngiste biçikletën.
48-vjeçarja ndërkohë kishte zgjedhur të mbulojë tërësisht fytyrën, teksa për shkak të pandemisë coronavirus mbante edhe maskë mbrojtëse.

Në veshjen e saj dominonte më shumë ngjyra e zezë, çka bënte që aktorja të dukej edhe më tërheqëse.

Më vonë gjatë ditës, në rrjetin social Instagram ajo shpërndau disa imazhe me vajzën, teksa shëtisnin qentë.