Opinioni publik është përfshirë nga reagime dhe diskutime të shumta lidhur me emisionin “Për’puthen”, ku vajza dhe djem shkojnë për gjetur “shpirtin binjak”.
Në fokus të mediave sociale, ditët e fundit, ishte zbulimi i lidhjes së Beart Rexhepit me Tea Trifonin, ndërkohë që kjo e fundit, doli nga emisioni e “përputhur” me Andi Shehun.
Lidhur me ngjarjen, reagoi ashpër reperi Arkimed Lushaj, i njohur edhe si Stresi.
Ai ngriti pikëpyetje për “moralin e programit të ‘Përputhen”, duke thënë se aty sheh vetëm “femra me një të folur vulgare, deri në trembje dhe të zhveshura”.
Teksa e konsideroi “trup”, Stresi shkroi se brezit të ri po i thuhet që “të zihen vajzat për flokësh për një burrë, e djemtë me grushte për një femër”.
Reagimi i plotë:
Mbasi harxhuam lotët, kaq kohë, pas telenovelave turke, ku gratë nuk ngrihen nga vendi pa mbaruar deri në fund, sot në të gjitha rrjetet sociale flitej vetëm për telenovelën “ Përputhen “ e për aktorët kryesorë, Tea, Bearti e Andi.
O Zot i madhë, e kishin basarduar gocën e botës, fjalë nuk i kishin lënë pa thënë! Dua të pyes, se unë ndoshta nuk arrij të kuptoj se cili ishte morali i këtij programi “Përputhen “?
Aty sheh vetëm një të folur vulgare nga femrat, deri në trembje…!!
Si mund të pretendojnë të gjejnë njeriun e duhur, aty brenda, ku ato me atë të folur, me atë të veshur… ose më mirë të themi të zhveshur, trembin dhe ato që janë jashtë !
Për çfarë qëllimi pikërisht në këtë situatë, kur njerëzit janë pa shpi, janë me frikën e Covid 19, ju keni mbërthyer mbas TV, me këto emisione, në të cilat përveçse një degjenerimi total, nuk kanë asnjë qëllim tjetër edukativ !
Ju, po i tregoni brezit të ri, të zihen vajzat për flokësh për një burrë, e djemtë me grushte për një femër. S’e kisha menduar të arrijmë deri këtu, çfarë po shfaqin TV- të tona..!
Çfarë vlerash paraqesin, duke ndërtuar modele e shabllone, që nuk janë për tu parë, e jo më për të marrë shembull.
Në fillim u tremba, kur Renato Mekolli filloi të thyej pjata, në emisionin Hells Kitcher, por sot dua ta falënderoj publikisht për durimin, për mënyrën si e trajtoi atë “kuzhinën e djallit”, sepse iu mësoi aq shumë gjëra atyre konkurrentëve, sa nuk kishin për të mësuar kurrë. Dhe në fund fitueses ju dha një dritë jeshile, për të ardhmen e saj në kuzhine…
Po kjo “ Përputhen “ çfarë po promovon ?!
Përveçse ato që promovojnë rrobat, të pasmet, ngjyrat e flokëve që i ndërrojnë çdo dy minuta, çfarë tjetër po promovojnë… zgjuarsinë, edukatën, kulturën, apo çfarë ?!
I bëjnë të famshme për çfarë…. çfarë bënë ?
Turp !
Për mua, mund të bëhen emisione e produksione për të rinjtë, që duan të shkëputen nga droga…për ata që duan të dalin nga tuneli i errët i jetës së tyre, po nuk po ju jepet asnjë mundësi !
Po, të paktën ata kanë të drejtë, se vërtetë janë vetja e tyre, jo njerëz falso që nuk japin asgjë ! Nuk japin asnjë mesazh për të rinjtë. I nxjerrin pastaj, i bëjnë të famshëm…VIP-a, e mbushin gazetat.