Modelja shqiptare, Oriola Marashi, padyshim që po pushton pistat e modës edhe jashtë trojeve shqiptare.
Sidomos kohëve të fundit, duke u bazuar në postimet e saj në rrjete sociale, shihet de ajo është mjaft e angazhuar.
Por, përkundër kësaj, bukuroshja brune asnjëherë nuk lë anash pozat provokuese, të cilat i servon për 504 mijë ndjekësit.
Në një postim të fundit në Instagram, Oriola është parë duke pozuar para kamerës, teksa qëndronte brenda një veture.
Ajo çka mori më shumë vëmendje ishin pozat e saj, teksa Marashi zgjodhi të shfaqet vetëm me të brendshme.
Me një dukje të tillë asaj iu theksuan tiparet e formësuara trupore, për të cilat adhurohet në masë të madhe.