Prishet sërish ceremonia e trëndafilave, njëra nga vajzat largohet nga 'Love Story'

Mediale Vip

Prishet sërish ceremonia e trëndafilave, njëra nga vajzat largohet nga 'Love Story'

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 06:56
Saimiri

Nata e 12-të e spektaklit "Love Story" në TV Klan është shoqëruar me emocione dhe të papritura, teksa një tjetër konkurrente vendosi të tërhiqet nga spektakli.

Sapo nisi ceremonia e trëndafilave, ishte Flavia ajo që kërkoi të thoshte diçka, duke deklaruar se i janë zbehur ndjenjat për 33-vjeçarin.

Ajo theksoi se është e kotë nëse do të vazhdonte të mashtronte veten dhe ndjenjat e saj.

“Mendova të ta lehtësoj pak natën e sotme. Duke parë raportin mes teje dhe vajzave të tjera, kam kuptuar që më është zbehur pak pëlqimi ndaj teje, kështu që do ishte e kotë që unë të moshtroja veten dhe ndjenjat e mia.

Kam vendosur të heq dorë nga ky rrugëtim dhe shpresoj që në fund ti të përfundosh me një vajzë sepse je djalë shumë i mirë”,- deklaroi Flavia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat